Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Coca-Cola do të përdorë sheqer kallami për të ëmbëlsuar pijen në SHBA pas propozimit të Trump
Gjigandi amerikan i pijeve freskuese, Coca-Cola ka njoftuar se po planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ëmbëlsuar me sheqer kallami, duke konfirmuar planin që Presidenti Donald Trump e paralajmëroi javën e kaluar. Kompania përdor sheqer të rregullt për të ëmbëlsuar pijen e saj në shumë pjesë të botës, por në SHBA zakonisht ka përdorur shurup misri, një alternativë me kosto më të ulët, për dekada të tëra. Sekretari i Shëndetësisë i Trump, Robert F Kennedy Jr ka shprehur shqetësim në lidhje me rreziqet shëndetësore të shurupit të misrit, megjithëse ekspertët thonë se nuk ka arsye të qarta ushqyese për të favorizuar një ëmbëlsues mbi tjetrin. "Ky do të jetë një veprim shumë i mirë nga ana e tyre. Do ta shihni. Është thjesht më mirë!" shkroi...