Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zjarr në pyllin e fshatit Lemoni në Maliq
Pylli i fshatit Lemonit, pjesë e bashkisë së Maliqit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Në terren ndodhen forcat e zjarrfikëses së Maliqit, forca vullnetare me banorë të zonës, po ashtu edhe bashkia e policia e shtetit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.