Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë – VIDEO

Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë – VIDEO

Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë   Sarandë – Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë eksplozive, e vendosur në një automjet të parkuar.     Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, automjeti është në pronësi të shtetasit Klaus Jaçaj, 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas nga Kamza.     Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.   Website Saranda Web...