Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Nga masa e përkohshme te vlerësimi, 7 pikat kryesore që Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës
Është zbardhur kërkesa që presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Në hyrje thuhet se presidentja i është adresuar Kushtetueses pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për la lehtësuar procesin e një marrëveshjeje politike që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit. Sa i përket masës së përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së mëtejme të afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, presidentja thotë se parandalon dëm të pariparueshëm dhe se është në interes publik. Ndërsa në përfundim thuhet se mungesa e kuvendit po rezulton me rrezikim të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur, formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushteteve dhe vlerave...