Arti që rron edhe pasi dritat fiken…

Arti që rron edhe pasi dritat fiken…

Nga ILIR ÇUMANI (Në një kohë kur vëmendja ndaj kulturës dhe artit shpesh humbet përballë ritmit të përditshmërisë, kujtimi i figurave që ndërtuan identitetin tonë shpirtëror bëhet më i domosdoshëm se kurrë. Shkrimi që po botojmë sot nga Ilir Çumani është më shumë se një reflektim personal — është një homazh kolektiv për një brez të artë artistësh shqiptarë, të cilët, përmes punës së tyre në teatër, film dhe skenë, ngulën themele të forta në ndërgjegjen kulturore të kombit. Përmes një fotografie bardhezi, që ngërthen një çast të rrallë të bashkimit të disa prej emrave më të mëdhenj të artit tonë – Ndrenika, Kabashi, Milkani, Shanaj, Luca – autori ndërton një portret të gjallë të asaj çka përbën trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë...