Trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar, Apeli lë në fuqi vendimin për 13 të pandehur, dënohet Kudret Rustemaj

Trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar, Apeli lë në fuqi vendimin për 13 të pandehur, dënohet Kudret Rustemaj

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të pandehurit e grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për të pandehurit; Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Sonila Sula, Artur Sulaj dhe Kudret Rustemaj. Ndaj këtij të fundit (Kudret Rustemajt) u ndryshua vendimi, duke e deklaruar fajtor për “Trafikim të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje grup të strukturuar kriminal”. Ai u dënua përfundimisht me 8 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Të gjitha shpenzimet gjyqësore në të dyja shkallët e gjykimit u ngarkohen të pandehurve. Vendimi mund të ankimohet në...