Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kthimi i emigrantëve përmes vendeve jashtë BE, linja e Giorgia Melonit fiton terren
Ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën sot më 22 korrik në Kopenhagen, ku morën në konsideratë një propozim të Komisionit Evropian për të zhvendosur jashtë kufijve të BE-së emigrantët që duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Plani ka marrë miratimin fillestar të Francës dhe Gjermanisë dhe është i ngjashëm me modelet e propozuara më parë si marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë apo plani i Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, të cilat parashikojnë që azilkërkuesit të qëndrojnë në vende të treta ndërkohë që shqyrtohet kërkesa e tyre. “Nëse sistemi evropian i azilit ka dështuar, na duhen zgjidhje të reja”, deklaroi ministri danez i Emigracionit, Kaare Dybvad Bek, gjatë hapjes së takimit. Ai theksoi gjithashtu se “shteti social nuk mund të...