Trafikim me jaht drejt Britanisë/ Ndalohen 7 persona, mes tyre dhe një shqiptar

Trafikim me jaht drejt Britanisë/ Ndalohen 7 persona, mes tyre dhe një shqiptar

Një operacion i përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Britanisë (NCA), Forcave Kufitare dhe autoriteteve franceze ka çuar në ndalimin e një jahti në brigjet e Isle of Wight, duke zbuluar një tentativë për trafikim të paligjshëm emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe janë akuzuar për ndihmë në imigracion të paligjshëm. Ata do të paraqiten sot (22 korrik) në Gjykatën e Magjistraturës së Portsmouth. Jahti, që ishte nisur nga veriu i Francës, u pikas në Kanalin Anglez të dielën pasdite (20 korrik) dhe u shoqërua deri në marinën e Gosport në Hampshire nga një anije patrulluese e Forcës Kufitare britanike. Në bord ndodheshin pesë pasagjerë,...