Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të përfshirë në abuzime me tendera në UBT, Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim 29 të pandehur
SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Zyrtarë të UBT, mes tyre ish-zëvendësrektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj, si dhe Administratori Edmond Tërthorja, kanë bashkëpunuar për të ideuar projekte fiktive, duke përfshirë në këtë proces edhe kompanitë që do të shpalleshin fituese. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje...