Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vlorë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhunues
Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre. E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.