Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afati për konstituimin e Parlamentit drejt djegies, Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Katër ditë larg afatit që Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka vendosur për konstituimin e parlamentit, Presidentja e Kosovës i është drejtuar këtij institucioni për tu shprehur me sqarime në lidhje me pasojat që do të vijnë nëse ai do të digjet. Vjosa Osmani njoftoi në një konferencë publike se i ka kërkuar Gjykatës të sqarojë pasojat juridike që do të vijnë nëse deputetët në parlament nuk do të arrijnë të konstituojnë parlamentin. Gjithashtu Osmani tha se shpreson që Kushtetuesja të shqyrtojë me prioritet kërkesën e Presidencës dhe mbi të gjitha që afati i 26 Korrikut të ngrijë, deri në sqarimin e plotë juridik me daljen e aktgjykimit të ri. Osmani shpjegoi se cilat janë shqetësimet e institucionit që drejton dhe se çfarë pyetjesh sqaruese i...