Vjosa Osmani i drejtohet Kushtetueses pas ngërçit mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Vjosa Osmani i drejtohet Kushtetueses pas ngërçit mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar këtë të martë, më 22 korrik, me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për sqarim se si mund të zgjidhet konflikti i krijuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit. Osmani kërkon sqarime nga Gjykata Kushtetuese se si do të veprohet pas datës 26 korrik, nëse përsëri nuk do të arrihet konstituimi i Kuvendit. “Dua tju njoftoj të nderuara media, të nderuara qytetarë, se sot në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit, kam paraqitur kërkesë në Gjykatë Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese, të krijuara nga mundesa e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo është një...