I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron të dyshuarin për vrasjen e Gentian Bejtjes

I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron të dyshuarin për vrasjen e Gentian Bejtjes

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. Raportohet se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur për policinë në zonën e Fushë Krujës, u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në oborrin e shtëpisë në Larushk. Ngjarja ndodhi më 15 mars të një viti më parë. Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se...