Abuzimet me tenderët e Universitetit Bujqësor, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

Abuzimet me tenderët e Universitetit Bujqësor, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona, mes tyre drejtues dhe punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe përfaqësues të kompanive private, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k. Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 (nëntë) procedura prokurimi të zhvilluara në...