Trump po e çmonton Amerikën, njësoj siç bëri Jelcini me Bashkimin Sovjetik

Trump po e çmonton Amerikën, njësoj siç bëri Jelcini me Bashkimin Sovjetik

Ish-këshilltarja e Donald Trump për çështjet e Rusisë, Fiona Hill, ka paralajmëruar për rreziqet që po përballen fuqitë perëndimore, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë, për shkak të populizmit dhe krizës së institucioneve. Në një intervistë për The New York Times, Hill deklaron se Donald Trump mund të ketë një ndikim shkatërrues të ngjashëm me atë të Boris Jelcinit në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. “Trump po e çmonton Amerikën, njësoj siç Jelcini çmontoi Bashkimin Sovjetik”, tha Hill. Hill, e cila aktualisht mban postin e kancelares në Universitetin e Durhamit në Britani, u bë e njohur publikisht gjatë procesit të shkarkimit të Trump në vitin 2019, kur dëshmoi para Kongresit lidhur me presionet ndaj Ukrainës. Ajo i quajti përpjekjet e Trump për të hetuar rivalin e tij politik Joe Biden...