U kapën me ushqime të skaduara në magazinë në Vorë, ja çfarë vendosi Gjykata për dy vëllezërit Domi

U kapën me ushqime të skaduara në magazinë në Vorë, ja çfarë vendosi Gjykata për dy vëllezërit Domi

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin lidhur me masën e sigurisë për dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar pas zbulimit të një sasie të konsiderueshme ushqimesh të skaduara në magazinën e kompanisë “Master AL” në Vorë. Ata do të hetohen në arrest shtëpie. Agim Domi ishte administrator i magazinës, ndërsa Florenc Domi punonte si magazinier. Në seancën gjyqësore, ata pretenduan se produktet nuk ishin destinuar për treg, por për t’u asgjësuar, sapo të siguroheshin kushtet financiare për këtë proces. Në kuadër të operacionit “Siguria Ushqimore”, policia dhe prokuroria sekuestruan 716 koli dhe dhjetëra kilogramë produkte të përpunuara, përfshirë kroasantë dhe fruta të thata, të cilat ishin të skaduara prej 7 muajsh dhe me etiketa të dyshuara si të falsifikuara. Autoritetet dyshojnë se këto...