Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të forcave operacionale, Jeton Lami, duke lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre. Lami u arrestua pasi u filmua duke shoqëruar Ervis Martinajn, i cili në gusht të vitit 2022 u shpall i zhdukur teksa ishte person në kërkim ndërkombëtar. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm konfirmoi më herët vendimin e shkallës së parë. Ish-efektivi kërkoi rishqyrtimin e çështjes në shkallën më të lartë gjyqësore, por kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata e Lartë. Ervis Martinaj ishte në qendër të një hetimi ku Nuredin Dumani e akuzoi për premtimin e shumës prej 500 mijë eurosh për ekzekutimin e rivalit të tij, Endrit Dokle, pas denoncimit nga familja...