Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Begaj takim me Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj vlerësoi iniciativën e këtij rrjeti për të ndërtuar ura komunikimi me institucionet shqiptare. “Me përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni që, me dijen dhe përkushtimin e tyre, po kontribuojnë për zhvillimin e vendit”, shprehet Begaj. Kreu i Shtetit dëgjoi me vëmendje shembujt konkretë të kontributit të profesionistëve të këtij rrjeti në Shqipëri dhe diskutoi me ta për hapa konkretë mbështetës të iniciativave të tyre.