Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump: Godasim Iranin nëse duhet/ Teherani: Nuk do heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
Presidenti amerikan Donald Trump, mbrojti sulmet amerikane muajin e kaluar ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se Uashingtoni do të sulmonte përsëri nëse është e nevojshme. “Po, janë shkatërruar, siç e thashë më parë, dhe po, do t’i godasim sërish nëse është e nevojshme,”, tha Trump. Ky reagim I kreut të shtëpisë së bardhë vjen pas deklaratës së ministrit të jashtëm Iranian Abbas Araghchi I cili tha se vendi I tij nuk do të heqe dorë nga pasurimi I uraniumit. “Momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse dëmet janë serioze dhe të rënda. Por, natyrisht që ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi, sepse është arritje e shkencëtarëve tanë”, tha Ministri i jashtëm Iranian Abbas Araghch. Sipas shefit te diplomacies iraniane...