Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për “FBI-në shqiptare”, kandidatët për drejtor të BKH-së i nënshtrohen testit me shkrim
Këtë të martë, më 22 korrik, u zhvillua faza e tretë e garës për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe edhe si “FBI-ja shqiptare”. Kështu, të shtatë kandidatët për drejtor iu nënshtruan një provimi me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik. Kandidatët e kualifikuar e nisën testimin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta. Kandidatët: Andi Pogaçe Artur Beu Elton Kërluku Gentian Ndoi Gentjan Shehaj Gledis Nano Joni Keta Sipas SPAK-ut, rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të...