Republikanët në SHBA nisin diskutimet për pasardhësin e Trump, emra të njohur në garë

Republikanët në SHBA nisin diskutimet për pasardhësin e Trump, emra të njohur në garë

Keith Caviness, një republikan i përjetshëm nga Iowa, ende nuk e ka vendosur se kë dëshiron si pasardhës të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë. Por ai ka një kërkesë të qartë për këdo që do ta pasojë atë: “Gjithçka që nuk duam është dikush më pak i mirë se Trump-i. Duhet të jetë të paktën po aq i mirë, në mos më i mirë,” tha ai gjatë darkës vjetore “Lincoln Dinner” të Partisë Republikane të Iowa-s javën e kaluar. “Kjo është një kërkesë e madhe, sipas mendimit tim. Sa kohë kemi pritur që të vijë një si Donald Trump-i?” Megjithëse Trump është vetëm gjashtë muaj në mandatin e tij të dytë presidencial dhe gëzon një mbështetje rreth 90% brenda elektoratit republikan, disa pjesë të...