Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prestigjiozja britanike: Tirana, qytet që duhet vizituar të paktën një herë
Shqipëria po kthehet gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja, të cilat e sugjerojnë si një ndër destinacionet më të mira për pushime. Kësaj here është prestigjiozja britanike “Mirror” që shkruan për kryeqytetin shqiptar, Tiranën, duke e cilësuar si një destinacion surprizë me çmime të përballueshme dhe bukuri të mahnitshme. Në një artikull të gazetës, gazetarja Ellen Jenne sjell përvojën e ekspertes së udhëtimeve Chelsea Dickenson, e cila zbuloi Tiranën si një qytet që duhet vizituar të paktën një herë. “Tirana është vërtet interesante. Shqipëria ka marrë shumë vëmendje për Rivierën e saj, por kryeqyteti është absolutisht i mrekullueshëm,” shprehet Dickenson. E vendosur në zemër të Shqipërisë dhe e rrethuar nga kodra e male, përfshirë malin e Dajtit, Tirana ofron...