Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tmerr në Korçë/ Gruaja dhe djali gjejnë 60-vjeçarin të vdekur në shkallët e pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale. Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.