Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK i komunikon nesër akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Ka mundësinë të sfidojë provat e prokurorisë
Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas informacioneve se nesër i komunikohen akuzat nga SPAK. Në reagim thuhet se ky informacion ka dalë në media, para se edhe vetë kryebashkiaku Veliaj të kishte dijeni. Më tej, avokatët ngrenë shqetësimin se i gjithë procesi i nisur ndaj Veliajt është shoqëruar me nxjerrje informacioni hetimor, me qëllim për ta paragjykuar kryebashkiakun. Si përfundim, thuhet se Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe vijon të theksojë bindjen e tij se ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij kushtetuese si qytetar i këtij vendi, por edhe në dëm të rëndë të qytetarëve të Tiranës. Reagimi i plotë i avokatëve:...