50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka deklaruar se BE do të ndihmojë Shqipërinë me një fond prej 50 milionë eurosh, në fushën e energjitikës. “Jam i lumtur të deklaroj se BE-ja do të nisë një program të ri ndihme për efiçiencën energjitike, që ka financim prej 50 milionë euro, kontribut që vjen nga fondet e paraanëtarësimit dhe marrëveshja e financimit pritet të nënshkruhet në javët që vijnë”, tha Gonzato. Ai shtoi se ky program që do të nisë më vonë gjatë këtij viti, do të përqendrohet në efiçiencën energjitike në: ndërtesat publike, në impiantet ujore dhe infrastrukturën në stacionet e karikimit të makinave elektrike. Gonzato theksoi se BE-ja ia ka besuar zbatimin e këtij program qeverisë shqiptare, si “një tjetër shenjë besimi...