Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hithër dhe limon, receta natyrale që kuron aneminë
Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit. Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve. Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë. Nëse preferoni të konsumoni suplementë, sigurohuni që të përmirësoni përthithjen e këtij minerali duke e shoqëruar gjithmonë me ushqime të pasura me vitaminë C. Pas...