Arrestohet në Greqi oligarku moldav Vladimir Plahotniuc, i akuzuar për mashtrimin 1 miliard dollarësh

Arrestohet në Greqi oligarku moldav Vladimir Plahotniuc, i akuzuar për mashtrimin 1 miliard dollarësh

Një nga figurat më të diskutuara të politikës dhe biznesit në Moldavi, Vladimir Plahotniuc, është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, mashtrim dhe pastrim parash. Policia moldave njoftoi se u informua nga zyra e Interpolit në Athinë për ndalimin e Plahotniuc dhe një shtetasi tjetër moldav, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Plahotniuc u largua nga Moldavia në vitin 2019, në kulmin e një skandali të madh financiar që përfshinte zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga një bankë moldave – një shumë që përfaqësonte rreth një të tetën e PBB-së së vendit në atë kohë. Ish-lideri i Partisë Demokratike dhe një nga njerëzit më të pasur të Moldavisë u shpall person i padëshiruar nga SHBA në vitin 2020...