Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Presidenti Begaj në Bullgari: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit
Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit. Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide. ”Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët. Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”,–tha Begaj....