Hetimet për evazion fiskal, Bankers: Do përballemi në arbitrazh ndërkombëtar

Hetimet për evazion fiskal, Bankers: Do përballemi në arbitrazh ndërkombëtar

Bankers Petroleum TIRANË- Kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar pas hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj disa prej drejtuesve dhe punonjësve të saj aktualë dhe të mëparshëm në Shqipëri, duke i cilësuar zhvillimet si shqetësuese dhe duke paralajmëruar përballje në arbitrazh ndërkombëtar. Në një njoftim zyrtar për shtyp të publikuar në faqen zyrtare "Facebook", kompania deklaron se ndryshimi i kontrollit të aksioneve te investitorët aktualë ka ndodhur që në shtator 2016 dhe se ajo nuk mban përgjegjësi për veprimet e mëparshme të mundshme. Sipas Bankers, hetimet janë paraprirë nga muaj mbikëqyrjeje të komunikimeve telefonike dhe sekuestrime të sendeve personale dhe të punës të disa punonjësve, për të cilat kompania shpreh shqetësim për procedurat dhe proporcionalitetin e ndjekur nga autoritetet. “Komunikimet janë ndjekur dhe mjetet e punës...