Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike po rrit çmimet e ushqimeve në mbarë botën

Kushtet meteorologjike ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po nxisin rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në të gjithë botën dhe po krijojnë rreziqe më të gjera për shoqërinë, sipas një studimi të ri.Kostoja e një game të gjerë mallrash, nga perimet në Kaliforni deri te kafeja në Brazil, ka pasur rritje të forta në vitet e fundit si pasojë e kushteve të motit “kaq ekstreme sa kanë tejkaluar çdo precedent historik përpara vitit 2020”, sipas studimit të udhëhequr nga Maximillian Kotz i Qendrës së Superkompjuterëve në Barcelonë.Studimet e mëparshme kanë analizuar sesi temperaturat e larta ndikojnë në kostot e ushqimit në plan afatgjatë, përmes efekteve në rendiment dhe në zinxhirët e furnizimit. Por kërkimi i ri shqyrton 16 raste të çmimeve që janë...