S’ka kthim pas për Iranin, ministri: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

S’ka kthim pas për Iranin, ministri: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që u është shkaktuar qendrave të veta, si pasojë e sulmeve amerikane muajin e kaluar, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”. “Por, natyrisht që ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi, sepse është arritje e shkencëtarëve tanë”, ka thënë ai, duke e konsideruar gjithë këtë proces si “krenari kombëtare”. Sipas tij, çdo marrëveshje bërthamore që mund të arrihet, duhet ta ketë të përfshirë edhe të drejtën për pasurim uraniumi. Kur është pyetur nëse uraniumi i pasuruar është...