Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Miliona euro dëm Shqipërisë”, Bankers kërcënon me arbitrazh: Po shqyrtojmë të gjitha rrugët ligjore
Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë me masë arresti me burg. Në deklaratë, kompania thotë se, “këto zhvillime vijnë pas muajsh mbikqyrjeje mbi komunikimet telefonike dhe sekuestrimit të sendeve personale dhe të punës të disa prej punonjësve tanë, të kryera në rrethana që ngrenë shqetësime serioze mbi procedurat dhe proporcionalitetin, duke kulmuar në masa kufizuese ndaj individëve dhe mjeteve të punës”. “Ne rikonfirmojmë se: · Marrëveshjet sipas të cilave Kompania operon në Shqipëri, dhe sistemi i “rikuperimit të kostove” në ato marrëveshje, i cili është në qendër të këtij hetimi penal ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Kompanisë, u vlerësuan në një vendim përfundimtar të lëshuar nga...