‘Shabani tha 60 gënjeshtra në 50 minuta’/ Konomi: Ka marrë para nga Rama, do ta bëjë kryetar bashkie

‘Shabani tha 60 gënjeshtra në 50 minuta’/ Konomi: Ka marrë para nga Rama, do ta bëjë kryetar bashkie

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV nga Kafe Shqeto, aktivisti i njohur Arjan Konomi foli hapur për sfidat dhe tensionet brenda koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Ai kritikoi ashpër situatën politike aktuale, duke theksuar se përfitues i vetëm i zhvillimeve është kryeministri Rama dhe njerëzit e tij në pushtet. Konomi rrëfeu përpjekjet e tij të vazhdueshme gjatë javës së fundit për të bashkëpunuar me Endri Shabanin, një figurë kyçe brenda koalicionit, për të arritur një zgjidhje dhe për të respektuar votën e afro70,000 shqiptarëve. Megjithatë, ai përshkroi një situatë të tensionuar, ku Shabani ka anuluar ose shtyrë takime, duke krijuar pasiguri dhe frustrim. “Në tre raste kam udhëtuar 200 kilometra për të takuar Shabanin, por ai shpesh nuk ka qenë i pranishëm, ose ka shmangur bisedat”,...