Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Sherri për mandatin e deputetit, Endri Shabani i përgjigjet Lapajt: Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon…
                            Sherri në koalicionin e partive të reja Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit mbetet i hapur, me akuza dhe kundërakuza, deri në kërcënime publike. Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, ka sqaruar sot se ashtu sikurse dorëheqja e Adriatik Lapajt nga mandati që deklaroi para zgjedhjeve nëse do merrej vetëm një deputet nga koalicioni, nuk ishte pjesë e marrëveshjes, po ashtu edhe dorëheqja e Zeqir Kordhonit nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje. Shabani ka bërë sot një sqarim publik në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe dokumente të marrëveshjes së koalicionit. Sqarim publik: “SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   