SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn

SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe kjo gjë u është komunikuar avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht Erion Veliajt, ditën e nesërme, (e mërkurë, 23 Korrik), kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë. Mbetet për t’u parë nëse pas këtij vendimi, Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut dhe presidenti Bajram Begaj do të caktojë zgjedhje të reja për Bashkinë e Tiranës apo jo. Por, vlen për t’u theksuar fakti se Edi Rama prej ditësh ka filluar punën në Tiranë, duke organizuar mbledhje çdo javë, duke lënë përshtypjet se në vjeshtë mund të kemi zgjedhje. Erion Veliaj...