Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Teliti për mikrokreditë: Fenomen i mbështetur nga pushteti! ‘Peshqit e mëdhenj’ të paprekshëm…
Lidhur me skemën e mikrokredive që ka prekur mijëra qytetarë shqiptarë, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti denoncoi hapur dështimin e institucioneve shtetërore për të vepruar. Tek ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, ai ngriti gishtin drejt ‘bekimit politik’ si shtysë e këtij fenomeni të përhapur në të gjithë vendin. Teliti theksoi se kemi të bëjmë me një rrënim të rolit të shtetit në 12 vitet e fundit, ku ‘peshqit e mëdhenj’ vazhdojnë të jenë të paprekshëm, ndërsa ndëshkohen vetëm ‘cironkat’. Ndërsa vë në pikëpyetje rolin e Bankës së Shqipërisë, si institucioni që ka dhënë licencën dhe ka pasur për detyrë të monitorojë, por edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që sipas tij ka lejuar përmbarues privatë të shndërrohen në ‘kasapë të tregut’, duke sekuestruar banesa për borxhe...