Valë ekstreme të të nxehtit/ Irani thirrje popullsisë për kufizimin e përdorimit të ujit

Valë ekstreme të të nxehtit/ Irani thirrje popullsisë për kufizimin e përdorimit të ujit

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të të nxehtit dhe një krize të rëndë uji që ka përfshirë vendin. Temperaturat kanë kaluar 50°C në disa zona, duke shënuar javën më të nxehtë të vitit në Iran, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik. Ministri i Energjisë, Abbas Aliabadi, ka bërë të ditur se Irani është në negociata për të importuar ujë nga vendet fqinje si Turkmenistani, Afganistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ndërkohë, mungesa e reshjeve dhe një thatësirë pesëvjeçare kanë ulur ndjeshëm kapacitetin e prodhimit të qindra digave të vendit, duke shkaktuar edhe ndërprerje të shpeshta të energjisë. Për shkak të kushteve ekstreme, qeveria iraniane ka shpallur të mërkurën ditë pushimi në Teheran. “Në dritën e vapës...