Lobistët boshnjakë sulmojnë Kroacinë, një luftë e fshehtë dyshohet se po zhvillohet në BiH, ja akuzat ndaj Zagrebit

Lobistët boshnjakë sulmojnë Kroacinë, një luftë e fshehtë dyshohet se po zhvillohet në BiH, ja akuzat ndaj Zagrebit

Marsela SHYTIA Sot, 22 korriku, është një datë historike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, sepse në atë ditë të vitit 1995, në Split u nënshkrua Deklarata e Splitit, përkatësisht Deklarata mbi Zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Mbrojtjen e Përbashkët kundër Agresionit Serb dhe Arritjen e një Zgjidhjeje Politike në Përputhje me Përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar. Tre dekada më vonë, Bosnja dhe Hercegovina mbetet thellësisht e ndarë, me ish-aleatët që akuzojnë njëri-tjetrin. Vetëm se shënjestra nuk është ekskluzivisht Milorad Dodik, i cili nuk i fsheh planet separatist. Artikulli “Ndërsa aktorët ndërkombëtarë e kanë trajtuar prej kohësh Dodikun si një objektiv të përshtatshëm për të fituar pikë diplomatike pa përfitime konkrete për BiH-në, ata kryesisht injorojnë, dhe nganjëherë inkurajojnë, një kërcënim...