Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten, në rajon na e kalon Serbia

Shqipëria ndër 50 vendet që mund të ushqejnë veten, në rajon na e kalon Serbia

Në një botë që po përballet me pasiguri të mëdha ushqimore, Shqipëria përfshihet mes 50 vendeve që kanë aftësinë të vetëushqehen. Ky është konkluzioni i një analize të realizuar nga platforma ndërkombëtare Visual Capitalist, bazuar në të dhëna të Universitetit të Leeds-it dhe Economist Intelligence Unit.Klasifikimi mat vetë-mjaftueshmërinë ushqimore të një vendi në raport me konsumin e brendshëm, përmes 7 kategorive kryesore, fruta, perime, bishtajore, ushqime me bazë niseshte (si buka, patatet, orizi), mish, peshk, qumësht e nënprodukte si dhe tre produkte të tjera shtesë vezë, sheqerna, vajra bimorë.Shqipëria, ndonëse nuk renditet mes fuqive të mëdha bujqësore, ka arritur të ruajë një ekuilibër të brishtë mes prodhimit dhe konsumit të brendshëm ushqimor, duke u renditur në vendin e 41 nga 50 shtete. Ajo shënon vetë-mjaftueshmëri...