Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpall Ritualin e Dollisë vlerë kombëtare të trashëgimisë sonë

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shpall Ritualin e Dollisë vlerë kombëtare të trashëgimisë sonë

Nga Julia Vrapi Dollia shqiptare u shpall pasuri kombëtare e trashëgimisë sonë. Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar, që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare. Rituali i Dollisë prej ditës së hënë njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Kjo bëhet me dije nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku në njoftimin e saj thuhet se dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të. “Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka...