Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, Edi Rama i njëjti mashtrues si në vitin 2022

Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, Edi Rama i njëjti mashtrues si në vitin 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale. Reagimi i plotë i Gazment Bardhit: Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë! Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët! E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve...