Shovinizmi i fshehur pas religjionit: Rasti i kishës në oborrin e UP-ës Kosovë

Shovinizmi i fshehur pas religjionit: Rasti i kishës në oborrin e UP-ës Kosovë

Autor: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesorNë fillin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, viti 1989 shënoi një kthesë të errët për Kosovën. Serbia, nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit, shfuqizoi autonominë kushtetuese të Kosovës, duke shpërbërë institucionet e saj dhe duke vendosur një sistem shtypës ndaj shqiptarëve shumicë. Ky represion i institucionalizuar ishte pjesë e një projekti më të gjerë nacional-shovinist serb, i cili në dekadën që pasoi do të sillte luftëra të përgjakshme dhe gjenocidin në Bosnje (1992–1995), që tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare.Në këtë klimë dhune dhe mohimi, regjimi serb nisi në vitin 1992 ndërtimin e “Kishës së Krishtit Shpëtimtar” në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Kjo nuk ishte një iniciativë shpirtërore apo fetare e komunitetit vendor,...