Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pas një viti letargjie, shteti po vepron kundër zaptimeve të territorit”, Karamuço: Ndëshkimet do të ashpërsohen
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar ndërhyrjet e fundit të Policisë së Shtetit në rastet e ndërtimit pa leje, duke theksuar se ajo që ndodhi në Theth nuk përbën çrregullim të rendit publik, por një situatë e menaxhueshme dhe e kontrolluar. Sipas tij, kjo është pjesë e një procesi të kujdesshëm dhe selektiv, i cili synon të ndalojë përhapjen e zaptimeve dhe ndërtimeve të paligjshme, sidomos në kulmin e sezonit turistik. Karamuço nënvizoi se institucionet kanë lënë pas një periudhë letargjie, duke toleruar ndërtimet pa leje në zona me rëndësi të lartë natyrore dhe turistike. “Nuk mund ta quaj një çrregullim të rendit publik. Ndërhyrjet janë bërë të kontrolluara, për të mos prekur një komunitet të gjerë, i...