Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet
Rama i prerë: Nuk do ketë legalizime për ndërtimet pas vitit 2020 – Vetëdeklarimet për qëllime fitimi, të pavlefshme Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje pas vitit 2020 për qëllime fitimi: këto objekte nuk do të legalizohen dhe çdo vetëdeklarim do të konsiderohet i pavlefshëm. Në një takim me deputetë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, Rama theksoi se procesi i legalizimeve ka përfunduar zyrtarisht në vitin 2020 dhe çdo përpjekje për ta keqpërdorur këtë proces për përfitim personal do të ndëshkohet. “Legalizimi është kthyer në një abuzim nga individë apo subjekte që për qëllime fitimi zaptojnë hapësira publike, pastaj bëjnë vetëdeklarime për të hyrë në procesin e legalizimit....