“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

“Master AL” e Skifter Taganit asnjë asgjësim në 4 vite, ushqimet e skaduara i hidhte në treg me “ofertë”

Kur produkteve të ndryshme ushqimore u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Por nga informacionet që kishin mbledhur, efektivët e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit ranë në gjurmët e një magazine ushqimore në Vorë, e cila në 4 vitet e saj nga momenti i hapjes, nuk kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për asgjësimin e sasive të produkteve të saj të skaduara, kosto që ligjërisht e mbulon vetë biznesi. Agjentët i trokitën në derë ku zbuluan se magazina e...