Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier. Burimet bëjnë me dije se ndërtesa ku shpërtheu bombola shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi, ndërsa pronari i saj dhe një person tjetër kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kanë ardhur në ndihmë situatës me mjete rrethanore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. “Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të...