Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Listë e zezë për ndërtuesit dhe investitorët”/ Rama: Masa drastike për dy kategori ndërtuesish problematikë
Kryeministri Edi Rama thotë se duhet ndërhyrje në procesin e legalizimeve. Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë, Rama u shpreh se ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen. Kreu i qeverisë shtoi se shkelësit e lejeve do të futen në një listë të zezë. “Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi...