Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reforma për mbrojtjen e territorit, Rama njofton konfiskime për ndërtimet e braktisura
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, ku në fokus ishte adresimi i problematikave në territor dhe nisja e një faze të re të transformimit urban. Në fjalën e tij, Rama njoftoi se është identifikuar një sërë çështjesh konkrete që prekin jetën e komuniteteve në Tiranë. “Kemi 1463 problematika të evidentuara, shumica prej tyre të lidhura me hapësirën publike. Është një volum i madh dhe do të kërkojë kohë për t’u përballuar.” Kryeministri falënderoi Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë për punën intensive që po kryen dhe theksoi se qytetarët duhet të kenë durim, pasi çdo ankesë do të trajtohet. Ai njoftoi gjithashtu ngritjen...