Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

Platforma X e Elon Musk (më parë Twitter) akuzoi sot prokurorët francezë për kryerjen e një “hetimi penal të motivuar politikisht” që kërcënon lirinë e fjalës së përdoruesve të saj, ndërsa mohoi të gjitha akuzat kundër saj dhe tha se nuk do të bashkëpunonte me Parisin. Më herët këtë muaj, prokurorët francezë nisën një hetim paraprak për të përcaktuar nëse kompania modifikoi algoritmet e saj dhe mori të dhëna personale në mënyrë mashtruese. Në këtë kontekst, policia mund të kryejë kërkime dhe mbikëqyrje kundër vetë Musk dhe drejtuesve të X ose t’i thërrasë ata si dëshmitarë për të dëshmuar. Nëse ata refuzojnë, mund të lëshohet një urdhër arresti kundër tyre. “Bazuar në atë që dimë deri më tani, X beson se ky hetim shtrembëron ligjin...