Magazina me ushqime të skaduara në Vorë/ Lihen të lirë 2 vëllezërit: Do asgjësoheshin kur të kishim lekë!

Magazina me ushqime të skaduara në Vorë/ Lihen të lirë 2 vëllezërit: Do asgjësoheshin kur të kishim lekë!

Magazina në Vlorë TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të dy vëllezërve Florenc Domi, 38 vjeç, administrator i magazinës si dhe Agim Domi, 58 vjeç, magazinier, të një ambienti në Vorë, ku u gjetën produkte supermarketi të sakduara. Vëllezërit Domi janë lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa në gjykatë ata kanë deklaruar se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësimin e tyre. Kur produkteve u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë...